Dyshja e njohur,Einxhel dhe DJ Dagz të cilët do të bëhen prindër për herë të parë, festuan dje 11 muaj bashkë.
Së fundmi, moderatorja ka ndarë një moment të ëmbël krah Dagz, derisa kanw qenw brenda ”Big Brother Albania V IP”, teksa ka shkruar disa fjalë prekëse.
“Kur e ndjen se në krahët e tij je më e sigurt se kudo tjetër dhe në atë çast gjithçka ndalet për ty dhe asgjë tjetër në botë s’ka më rëndësi veç qenies tuaj aty bashkë të paqt…atëherë e ndjen, e dëshiron, e kupton se ai është vendi që do të jesh çdo ditë që Zoti të bekon me jetë!! @dj_dagz this moment for life”, ka shkruar ajo.