Einxhel dhe Dagz janë çiftet më të pëlqyera të publikut.
Ata së shpejti do të bëhen prindër të një djali.
Ndërkohë, së fundmi, moderatorja ka kujtuar takimin e saj të parë me Dagz.
Ajo ka ndarë në ‘Instastory’ momentin kur Dagz dhe PM iu bashkuan shtëpisë së “Big Brother VIP”.
“Një vit nga takimi ynë i parë, dita kur jeta jonë ndryshoi.. dhe kështu biri im e takova babanë tënd”, ka shkruar ajo përmbi video.