Vetëm edhe dy ditë na ndajnë nga finalja e madhe e Big Brother VIP.
Gjatë ditës së sotme ata kanë diskutuar shumë gjëra të ndryshme mes vete.
Donaldi dhe Einxhel kanë zhvilluar disa diskutime së bashku.
Einxhel ishte ajo e cila kishte një kërkesë të veçantë për presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Ajo ka kërkuar nga Osmani që t’i përshëndes banorët e Big Brother VIP.
Këtë kërkesë ajo e përsëritur disa herë.
“Duam një përshëndetje nga presidentja e Kosovës, duam një përshëndetje nga Vjosa” thoshte duke insistuar ajo.
Në shtëpinë e Big Brother VIP kanë mbetur vetëm katër banorë finalistë.