Beniada dhe Einxhel kishin raporte tejet miqësore brenda shtëpisë së “BBV”.
Por që nga dalja nga aty ato nuk janë parë krah njëra-tjetrës.
Së fundi ishte Einxhel e ftuar në “Why Not”, ku sqaroi raportin e saj me Beniadën.
Ajo sqaroi se nuk janë takuar ende me njëra-tjetrën dhe se nuk ia ka numrin asaj.
Kaq mjaftoi që në media të shkruhet se miqësia e tyre ka pësuar një krisje.
Por si duket miqësia e tyre tashmë ka marrë fund pasi Einxhel ka hequr nga ‘Instagrami’ Beniadën, por kjo e fundit vazhdon ta mbajë atë.
Nuk dihet arsyeja e veprimit të Einxhel por në epokën e rrjeteve sociale një veprim i tillë interpretohet si dhënie fund e raporteve.