×
  • Vip
  • Vip

    Einxhel: Do t’i shkoj Donaldit në emision vetëm nëse më paguan

    FrontOnline
    27 Tetor 2022

    Moderatorja dhe ish-banorja e Big Brother VIP, Einxhel Shkira iu përgjigj mbrëmë pyetjeve që lidheshin me eksperiencën e saj gjatë qëndrimit në shtëpinë e famshme.

    Përmes një lidhje direkte në Youtube, ajo u pyet për shumë situata që kanë ndodhur brenda BB VIP dhe raporteve me disa prej ish-banorëve.

    Einxhel nuk la anash as marrëdhënien e saj me aktorin dhe ish-banorin, Donald Veshaj me të cilin në javë e fundit të spektaklit kishte debate të ashpra.

    Prezantuesja u pyet nëse do të pranonte ftesën për të shkuar në emisionin e vëllezërve Donald dhe Romeo “Më lër të flas”.

    Shkira u shpreh se ndonëse ka patur tentative tërthorazi për t’i ftuar, e vetmja mënyrë kur ajo do të mund të pranonte ftesën do të ishte nëse do i ofrohej një pagesë e caktuar në të kundërtën nuk do të merrte pjesë sepse sipas saj nuk ka arsye.

    “Nuk është që nuk ka patur tentative që të ftohemi, jo bashkë, veç e veç me sa di unë, por kontakt nuk kemi patur, a do shkoja? Si një mikesh jo, si një kolege jo, si një ish-banore që ka jetuar në të njëjtën shtëpi për shkak të rrethanave sigurisht që jo sepse nuk na lidh asgjë, nuk hy në listën e atyre që mund të iu shkoj në emision, por nga ana profesionale, si person publik, nëse më bëhet ftesa dhe nëse më ofrohet ajo që unë kërkoj për të qenë në një emision, ju  e din çka nuk bëhet me lekë (para) bëhet me më shumë lekë, kundrejt benefitit pse jo, duke qenë se në marrëdhënien time të parë të punës me të (Donaldin) nuk jam paguar, ndoshta kundrejt një pagese të caktuar mund të isha pjesë e emisionit në të kundërtën nuk do të hidhja poshtë të gjitha gjërat e tjera sepse nuk kam arsye që të shkoj si e ftuar”, ka thënë Einxhel.

    Kujtojmë që gjatë qëndrimit në BB VIP, Einxhel kishte treguar se në kohën kur ka bashkëpunuar me Donaldin në një emision të tij të mëparshëm nuk ishte paguar për punën që kishte bërë.

    Kjo kishte nxitur një debat të ashpër mes tyre në javët e fundit të spektaklit dhe që nga ajo kohë dyshja kanë ndërprerë raportet.

    Nga Rubrika
    Vip16 Nëntor 2024
    Këngëtarja e njohur, Rina Balaj po vjen me një projekt të ri muzikor. Kësaj radhe ajo po vjen në bashkëpunim me Gesko....
    Vip15 Nëntor 2024
    Vëllai i Xhenetës, Xhaferi pati një porosi për Gjestin. “Vazhdoni jeni mirë, munohu me rujtë, jo si të dashur por si motër...
    Vip15 Nëntor 2024
    Xuxi i ka kërkuar falje vëllait të Xhenetës, Xhaferit, lidhur me deklaratën e tij për familjen, dhe ia ka falur! “Hallall ta...
    Të tjera
    Lajme16 Nëntor 2024
    55 aksidente trafiku kanë ndodhur në 24 orët e fundit në vend. 26 nga këto aksidente kanë qenë me të lënduar dhe...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Përfaqësuesi i Shoqatës së Familjarëve të Personave të Zhdukur, Bajram Qerkini, ka shprehur zhgënjim ndaj Qeverisë ‘Kurti’. '’Ne kemi menduar që premtimet e...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Dy persona, babë e djalë, janë arrestuar dje në Prishtinë, meqë pas një mosmarrëveshje verbale kanë sulmuar fizikisht njëri-tjetrin. Pas intervistimit, të...
    Bota/Rajoni16 Nëntor 2024
    Korça është mbuluar mëngjesin e sotëm nga një shtresë e borës. Gjatë natës qyteti është përfshirë nga reshje bore, ndërka në zonat...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Janë zhdukur dy vajzë në Rahovec, ku njëra prej tyre është e mitur. Për rastin e të miturës policia thotë se është...
    Vip16 Nëntor 2024
    Këngëtarja e njohur, Rina Balaj po vjen me një projekt të ri muzikor. Kësaj radhe ajo po vjen në bashkëpunim me Gesko....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.