Ekziston një ligj i pashkruar që thotë se është djali ai që duhet propozojë partnerës së tij. Megjithatë, Einxhel Shkira do të bëjë të kundërtën.
Moderatorja ka ndarë së fundmi disa fotografi me Dj Dagz pasi morën pjesë në një dasmë. Përmes tyre, ajo shkruan me shaka se do t’i propozojë vetë atij.
“Nëse i dashuri im vazhdon të duket kaq hot, jam gati t’i propozoj vetë së shpejti.” shkruan moderatorja krahas fotove.
Kujtomë që disa ditë më parë, dyshja morën pjesë në dasmën e menaxherit të Dagz dhe lulet që hodhi nusja, i mori Einxhel. Dhe sipas traditës, personi që kap lulet do të martohet së shpejti.