Debati që u zhvillua në edicionin e së martës mes Donaldit dhe Einxhel shkaktoj debate të forta.
Einxhel ishte ajo e cila tha se binjakët nuk e kanë paguar, por që i kundërpërgjigjej Donaldi duke ia listuar vendet televizive në të cilat është larguar për të njëjtat arsye.
Einxhel së fundmi ka biseduar edhe me banorët e tjerë të shtëpisë, duke përmendur televizionin “Ora News”.
Sipas saj, ata nuk i kanë dhënë asnjë cent.
Për këtë ka reaguar gazetarja Ester, e cila këtë deklaratë të saj e quajti mashtrim.
“Mashtrim! S’ke punuar asnjë orë të RTV Ora. Kjo s’është në terezi. Kam 9 vjet une aty përditë, s’të kam parë njëherë! Mos gënje”, shkruan gazetarja krah videos.