×
  • Lajme
  • Lajme

    Ehat Miftaraj thotë se sekretari i Arben Vitisë ka bërë huqje të madhe me vendimin e djeshëm

    FrontOnline
    27 Mars 2021

    Ministria e Shëndetësisë gjatë ditës së djeshme ka marrë vendim që të anulojë konkursin e shpallur nga ministri i mëparshëm, Armend Zemaj, për punësimin e përkohshëm të 210 profesionistëve shëndetësor në luftën kundër COVID-19.

    Për këtë vendim  të MSh-së ka reaguar Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi.

    Ai ka thënë se çdo vendim që merret për të kthyer ligjshmërinë në institucione duhet të jetë i bazuar në ligj dhe procedurë.

    Sipas tij, sekretari i MSH-së, Naim Bardiqi, në këtë rast ka bërë një huqje të madhe.

    “Kthimi i ligjshmerise ne institucione eshte dhe duhet te mbetet udherrefyes per çdo minister, sekretar te pergjithshem brenda kompetencave dhe pergjegjesive qe ka. Sidoqofte çdo vendim duhet te jete i bazuar ne ligj dhe procedure. Ne rastin konkret, Sekretari Bardiqi paska bere huqje te madhe ne bazen ligjore lidhur me anulimin e ketij konkursi. Referenca ne Rregulloren 2001/19 eshte gabim. Kjo rregullore e UNMIK nuk eshte ne fuqi dhe ska vend ne bazen ligjore te vendimit”, ka thënë Miftaraj.

    Miftaraj në reagimin e tij në facebook poashtu vë në dyshim se vendimi nuk është përgatitur nga vet Bardiqi.

    “Autoriteti yt si Sekretar i Pergjithshem ne MSh nuk buron ne asnje rrethane dhe asnje menyre ne ate rregullore po ne Ligje tjera mbi administraten shteterore, e rregulloret e qeverise mbi fushat e pergjegjesise administrative te Zyres se Kryeministrit dhe Ministrive qe jane te aplikueshme ne Kosove. Mbase dikush ta ka pregatit vendimin, dhe ai dikush nuk duhet te beje gabime te ketij lloji”, ka shkruar Miftaraj në Facebook./Front Online

    https://www.facebook.com/ehat.miftaraj/posts/10158111983323601

    Nga Rubrika
    Lajme17 Nëntor 2024
    Që prej përfundimit të Zgjedhjeve Lokale 2021 dhe deri në muajin gusht të vitit 2024, rreth 40 mijë emra të personave të...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Kanë kaluar më shumë se 25 vite që nga lufta e armatosur në Kosovë, ndërsa familjarët e 1643 personave të zhdukur ende...
    Lajme17 Nëntor 2024
    ‘’Me qeverisjen tonë, Shërbimi ushtarak bëhet i detyrueshëm’’ kështu kishte deklaruar Albin Kurti, ditën kur ishte betuar si kryeministër i Kosovës, para...
    Të tjera
    Lajme16 Nëntor 2024
    Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq ka folur për rastin e rrahjes së ish-kreut të Listës Serbe, Goran Rakiq. Rashiq ka...
    Sport16 Nëntor 2024
    Benjamin Imeri ka vazhduar serinë perfekte në boksin profesionist, duke fituar edhe duelin e shtatë në karrierë. Imeri kishte premtuar para përballjes...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Faton Peci, ministër i Bujqësisë e ka vazhduar avazin e dhënies së granteve drejt njerëzve të afërt me të. Kësaj radhe Peci,...
    Sport16 Nëntor 2024
    Shqipëria ka luajtur baras me rezultat 0-0 në ‘Air Albania’ ndaj Çekisë, ndeshje e vlefshme për Ligën e Kombeve. Kuqezinjtë nuk e...
    Vip16 Nëntor 2024
    Për t’u japur një përgjigje thashethemeve rreth jetës së artistëve, emisioni “Prive” i Klan Kosovës, ka përgatitur materialin e rradhës që tregon...
    Bota/Rajoni16 Nëntor 2024
    Zyrtarët e administratës së Bidenit po punojnë kundër kohës duke dhënë miliarda grante dhe duke ndërmarrë hapa të tjerë në përpjekje për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.