Egzona Rafuna nuk është më pjesë e Big Brother Vip.
Moderatorja nga Kosova u eliminua të premten duke qenë në nominim me Tan Bramën.
Ani pse ajo e pohoi se shpresonte shumë se do shkonte në finale por me gjasë afirmiteti i saj me Donaldin e ka penalizuar.
Sot në Fan Clun, Egzona ka treguar në detaje eksperiencën e saj brenda shtëpisë së famshme të Big Brother Vip.
Ajo ndër të tjera tregoi se në rastin e Einxhel, Vëllai i Madh iu ka kërkuar banorëve të shprëndahen dhe të mos shqetësojnë publikun dhe familjen e Einxhel.
Pas Fan Club, moderatorja ka dhënë edhe një sqarim se pse ishin zgjedhur vetëm Donaldi dhe Beniada t’i qëndronin pranë Einxhel në momentet kritike.
Më poshtë keni sqarimin e ish banores së BBV, Egzona Rafunës.