Egzona Rafuna është ish banorja e edicionit të parë të “Big Brother VIP”, e cila nuk mbeti pa u komentuar.
Ish banorja u komentua për mundësinë që ajo hyri në “BBV” për ta mbështetur Donaldin.
Kjo gjë ishte hedhur poshtë nga ajo duke u shprehur se një gjë e tillë nuk është e vërtetë dhe se Donaldin nuk e kishte parë kurrë më parë.
Së fundi ishte e ftuar në emisionin “Pikë”, ku ka shpalosur detaje rreth jetës pas këtij ‘reality-show’.
Moderatorja u shpreh se arsyeja pse ka qëndruar larg intervistave ishte energjia negative që merr nga komentuesit në rrjete sociale.
“Unë pas përfundimit të eksperiencës në ‘Big Brother’ kam zgjedhur të jem larg intervistave, larg paraqitjeve të mia publike. Edhe kam pasur një pushim nga emisioni im. Kam dashur të shkëputem pak prej atyre fjalëve, nga gjithë ajo energji negative që është nga komentuesit që nuk kanë çfarë të bëjnë. Nuk kam mundur ta kuptoj maninë e njerëzve për të të bërë keq. Unë nga fillimi kam thënë që nuk jam person që dua të imponohem, e rëndëshishme për mua ka qenë shoqëria dhe njerëzit që më rrethojnë me besu që unë jam si jam unë. Dhe jo çfarë është folur në rrjetet sociale. Jam shumë ok tani me gjithçka.”, u shpreh Egzona.
Më tej ajo shtoi se ata që kanë hedhur baltë mbi emrin e saj do “t’i bien pishmanit”.
“Nuk jam tip që i kthehem në të njejtën mënyrë që të shaj dikë që më shan. Jam tip i durueshëm. Unë kam zgjedhur që njerëzit ta kuptojnë vetë që kanë gabuar. Ata që kanë ndikuar dhe kanë hedhur baltë mbi emrin tim do t’i bien pishmanit.”, tha Egzona.
Nuk dihet saktë se kujt i është drejtuar Egzona për këtë.