Gili dhe djali i saj, Redoni, kanë vendosur që të lënë përfundimisht shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Vendimin i pari e ka marrë Redoni, i cili është larguar nga “Big Brother VIP 4” pa takuar asnjërin nga banorët.
Nga ana tjetër, këngëtarja e dashur për publikun u ka treguar banorëve se çfarë po ndodhte dhe pasi i takoi të gjithë u largua nga shtëpia.
Banorët kanë mbetur të habitur nga ky vendim i papritur i nënës dhe djalit, por Egli duket se e ka përjetuar më shumë, pasi ajo ka shpërthyer edhe në lot.
Gjatë një bisede me Livian, Egli shprehet se ai i ka dhënë një qetësi dhe kur i ka folur, i ka folur shumë sinqerisht.
“Vetëm ai s’do doja të kishte ikur”, është shprehur Egli.
Pjesë nga biseda:
Egli: Gjithmonë kam pasur ankth para se të fle dhe dje ai më ka vënë në gjumë te kolltuku. Vetëm ajo ndjesia e qetësisë që më ka dhënë, është…
Livia: Është paqe e gjallë
Egli: Ka qenë i vetmi që e kam njohur këtu brenda dhe kur më ka thënë një fjalë, unë e di që ma ka thënë 100 për qind të sinqertë, se ja kam lexuar në sy. Vetëm ai nuk doja të kishte ikur…
Livia: Fiks..