Luizi dhe Efi, ishin dyshja e “Big Brother VIP Albania”, që u pëlqyen nga publiku jashtëzakonisht shumë.
Efi u eliminua disa “prime” më parë, pas një nominimi të Deas, shkruan lajmi.net.
Në nominim me Luizin dhe Kiarën, publiku vendosi që Efi të eliminohej.
E sot ajo ka treguar sërish mbështetjen e saj për Luizin.
Madje ajo u shpreh se ndihet e mërzitur që nuk është pranë tij.
Fjalët e Efit të plota:
“Përshëndetje të gjithëve. Doja të bëja këtë video për t’iu lajmëruar se nuk do të jemi në dy Prime-t e ardhshme, as sot as të shtunën. Nuk jam në Tiranë. Por që pavarësisht kësaj, dua në çdo lloj momenti të tregoj mbështetjen time ndaj Luizit.
Në këtë pikë dua të them që jam shumë e mërzitur që jam këtu ku jam që nuk jam pranë tij, por që fundja kjo nuk ishte në dorën time.
Përveç se e shoh veten brenda, siç e kam thënë dhe vazhdoj të them prapë, ndoshta jam këtu fizikisht, por shpirtërisht jam aty pranë siç ai më quajti motër, unë do ta quaj vëlla. Realisht e kam shumë përzemër pasi është njeriu më i mirë aty brenda ose i vetmi njeri i mirë, duke përjashtuar edhe Kiarën sidomos në këto momente.
Normalisht edhe Kiarën, një nga njerëzit që kam përzemërt. Kur e shoh Luizin tani që jam këtu, që është vetëm në lojë, pavarësisht se e ka Kiarën pranë tij. Në aspektin e lojës e shoh totalisht vetëm, mërzitem shumë dhe nuk rrija dot pa thënë diçka për këtë pjesë.
Gjithsesi kudo që unë të jem fizikisht, unë jam pranë tij dhe do ta mbështes. Kam keqardhje për fjalët që dëgjoj jashtë, por sinqerisht po ua them që nuk më intereson aspak. Unë njerëzit i vlerësoj për shpirtin që ata kanë, i vlerësoj unë personalisht për aq sa unë sa i njoh, i besoj instinktit tim, intuitës time që e kam tepër të fuqishme dhe më vjen keq për çfarëdo gjëje që dëgjoj, nuk dua të jap koment për këtë, nuk më intereson aspak. Luizi do të dali, me fitore normalisht. Finalist po e po, do ta fitojë Big Brotherin.
Nëse ai do të fitonte do ia jepja dorën me një lumturi kënaqësi të paparë sepse pavarësisht lojës, nëse edhe unë do të isha aty do të dëshiroja fitoren siç duan të gjithë aty brenda, ta fitonte Luizi për mua është fitore”. /Lajmi.net/