Efi Dhedhes në një kohë të shkurtër u shndërrua në një nga personazhet më të pëlqyer të showbizit shqiptar.
Ish-konkurrentja e njohur ndonëse shumë aktive në rrjetet sociale edhe pas konfirmimit të lidhjes së saj të dashurisë, ka vendosur që detajet t’i mbajë private.
Efi ka rrëfyer se djaloshi që i ka marrë zemrën është ekonomist dhe nuk i përket botës së televizionit, por nuk i ka zbuluar identitetin e as ndonjë foto.
Por si duket ajo paska pasur një Shën Valentin të bukur dhe këtë na e zbuloi vet.
Makeup artistja ka publikuar një foto nga darka ku shihet një ambien romantik me trëndafila, qiri dhe drita të kuqe duke shkruar krah saj “Valentin në shtëpi“.
Efi ka deklaruar se qetësia e partnerit e ka bërë për vete që në fillim dhe se ai i nxjerr anën e saj më të mirë.
“Me natyrën time mendoja se më duhej ndonjë njeri i ashpër. Por nuk ka lidhje fare një qetësi absolute, sa të bën të ndihesh keq. Thjesht respekt dhe më nxjerr më të mirën time. Thjesht ideja që nuk ma merr për dobësi atë që unë ndjej. Është një çun shumë i mirë, i sjellshëm, i edukuar ,”-tregoi Efi.