Njëra nga ish konkurrentet e “Për’puthen”, Efi, ishte njëra nga më të komentuarat qysh nga hyrja e saj në këtë program.
Ajo u komentua shumë për ngjajshmërinë e saj me moderatoren, Bora Zemani.
E së fundi, ajo ka bërë një ndërhyrje duke operuar hundën.
Në rubrikën “Trotuar” tek “E diell”, ajo pranoi se ndryshimin e ka bërë që të mos e krahasojnë me personazhet e tjera që tashmë e kanë krahasuar.
“Kemi aktualisht në treg nja 15 personazhe që duken sikur i ka lindur e njëjta nënë”, tha Flavio Qarri, i ftuar në panelin e diskutimit.
“Prandaj bëra një ndryshim që mos më krahasojnë më”, tha Efi.