Efi festoi pak ditë më parë ditëlindjen e saj të 28 në një festë të madhe, ku nuk kishte sesi të mungonte edhe partneri i saj.
Ndonëse vetë Efi nuk ka preferuar të ndajë asnjë foto me partnerin e saj, shkrepjet në krah të tij nuk kanë munguar.
Pas festës së ditëlindjes, Efi është arratisur me pushime.
Ajo ndodhet në Tajlandë nga ku ka nisur të postojë foto të shumta.
U përfol se Efi ndodhet atje me të dashurin, megjithatë nga postimet në Instagram ajo ka lënë të kuptohet se ndodhet me Mikelën.
Edhe kjo e fundit ka postuar një seri fotosh duke pozuar me elefantë e duke treguar se ndodhet në shoqërinë e Efit.