×
  • Vip
  • Vip

    Eduart Grishaj : Hipokrizi, Qendra e Filmit nuk më mbështeti, fiton para nga filmi im

    FrontOnline
    19 Nëntor 2022

    “Kam aplikuar tre herë te qendra e filmit, jam person ‘non-grata’, hipokrizi që ata fitojnë lekë nga filmi im”. Me këtë deklaratë, regjisori Eduart Grishaj ka treguar skandalin që ndodh me prodhimin e filmave në kinematografinë Shqiptare. Teksa ecën, Grishaj rrëfen në emisionin N’kohë në Report TV me gazetarin Ermal Qori, të gjitha prapaskenat e filmit ‘Sophia’.

    “Ne në Shqipëri kemi një qendër filmi, një institucion që duhet të mbështesë të rinjtë, por fatkeqësisht është i degraduar, kam marrë 0 mbështetje, kam kërkuar ndihmë sepse pata besim se ishte historia e At Zef Pëllumbit që bën një promovim të kulturës tonë. Ata më thanë që projekti do fitoj patjetër, si përfundim nuk erdhi asgjë, sipas statistikave filmi im është më i shikuari mbi të gjithë filmat e 3 viteve të fundit të financuar nga kjo qendër, hipokrizia më e madhe është që qendra e filmit fiton para nga filmi im.

    Kam aplikuar 3 herë te qendra, unë jam person non-grata atje. Me filmin tim qendra merr fitim nga biletat e mia. Kjo mua nuk më ndalon të eci përpara, e them për njerëzit e rinjtë që demoralizohen dhe prandaj nuk ka filma këtu, sepse është një keqmenaxhim nga kjo qendër. Është një ligj në Shqipëri që qendra filmit merr një % fitimi nga prodhimi i filmit tim. Aty ka një klan të caktuar dhe e din ata se si i bëjnë këto gjëra”- tha ai.

    Grishaj ka rrëfyer eksperiencën me aktorët e mirënjohur, ndërsa e ka quajtur si më “problematiken” Arbana Osmanin, pasi sipas tij Arbana improvizonte duke dal nga skenari.

    “Arbana ka qenë aktorja më e vështirë, madje edhe ca halle që kam pasur më tepër ja kam kaluar asaj…Arbana ka shumë vite në televizion dhe është mësuar te emisioni e thoshte tekstin me fjalët e veta, gjë që në film nuk duhet të ndodhi pasi kjo ndryshon shumë gjëra edhe mbrapa”-përfundoi ai.

    “Sophia” është prodhimi i fundit filmik i regjisorit Grishaj. Filmi ka korrur sukses jo vetëm në Shqipëri por kudo në diasporën Shqiptare.

    Filloi aplikimi për gjeneratën e 10-të të KEDS Academy për nxënës dhe studentë të rinj
    Nga Rubrika
    Vip12 Shtator 2024
    Hati, personazhi i famshëm i TikTok-ut, është ndaluar nga Policia Rrugore pas postimit të një videoje ku influencerja shihet në makinën e...
    Vip12 Shtator 2024
    Modelja e njohur, Adrola Dushi, shquhet për bukurinë e saj natyrale. Së fundmi, me përmes disa fotografie edhe njëherë ka dëshmuar se...
    Vip12 Shtator 2024
    Tayna është e lumtur për krejt çka ka bërë gjatë kësaj vere. Ndonëse “humbi” për disa muaj për shkak të problemeve me...
    Të tjera
    Bota/Rajoni12 Shtator 2024
    Ka pasur diskutime të panumërta nëse Donald Trump dhe Kamala Harris do të marrin pjesë në një tjetër debat presidencial pas atij...
    Lajme12 Shtator 2024
    Ardian Gjini, nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka thënë SHBA-ja vazhdimisht po deklaron se “kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme me...
    Lajme12 Shtator 2024
    Deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj e ka kritkuar Prokurorinë Speciale për aktakuzën për rastin Banjska, duke thënë se është vonuar. Ai tha...
    Lajme12 Shtator 2024
    Presidenti i Serbisë mund ta shpallë Kosovën një territor të pushtuar. Kështu raportojnë media të shumta në Beograd lidhur me konferencën që...
    Lajme12 Shtator 2024
    Deputeti i VV-së, Dimal Basha, ka publikuar një fotografi me Shefen e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, Ministren e Drejtësisë Albulena...
    Lajme12 Shtator 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR-i, ka mbajtur sot një trajnim për kontrollin e trazirave. Sipas njoftimit, trajnimi u krye nga ushtarët...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.