Futbollisti i Kosovës, Edon Zhegrova, ka ardhur për vizitë në vendlindje pas përfundimit të kampionatit në Zvicër.
Mirëpo, ai duket se nuk po i respekton ligjet vendore, gjë që ka bërë të marrë një gjobë nga Policia e Kosovës.
Veriu.info mëson se ai sot është dënuar nga policia në magjistralen Prishtinë – Ferizaj, për shkak të ngasjes së veturës në shpejtësi të madhe.