Basketbollisti i njohur kosovar Edmon Azemi e ka demantuar liderin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti i vili e ka keqpërdorur një takim me të si aderim të basketbollistit në Vetëvendosje.
Edmon Azemi ka reaguar përmes postimit në Facebook duke demantuar Kurtin.
Ai ka shkruar se nuk është pjesë e asnjë partie politike.
Reagimi i plotë i Edmond Azemit:
Jeta jeme osht sporti. Kur nuk e kam perzi me politiken. Une kam shoke ne te gjitha partite politike. Une i vizitoj te gjithe por nuk jam ne as nje parti
Eshte e tepert çfar jane duke ber mediat.