×
  • Lajme
  • Lajme

    Edita Tahiri: I kam thënë Vuçiqit me bërtimë “të paska ra malli për NATO-n”, përfundoi në spital nga tensioni

    FrontOnline
    12 Prill 2025

    Ish- diplomatja Edita Tahiri ka zbuluar disa nga bisedat më tensionuese që kishte pasë me palën serbe derisa ishte në krye të palës kosovare për dialogun Kosovë-Serbi.

    Ajo tha se një fjalë e saj ia kishte ngritur tensionin presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, i cili kishte përfunduar më pas në spital.

    Tahiri tha se një kërcënimit të Vuçiqi me kthim të ushtrisë në Kosovë i ishte përgjigjur me emocione: “Të paska ra malli për NATO-n”.

    Kjo kishte çuar edhe në ngritjen nga tavolina të delegacioneve.

    “Kishte negociata mes Isa Mustafës dhe [Aleksandar] Vuçiqit, Isa atëherë ishte kryeministër, Hashim Thaçi zëvendës dhe unë kryenegociatore. [Federica] Mogherini ndërmjetësuese. Po diskutonim natyrisht nivel politik. Por, Vuçiqi s’po ndalej që në qoftëse nuk bëhet marrëveshja “unë prapë e kthej ushtrinë në Kosovë”, thoshte Vuçiqi. Aty unë shpërtheva, Isa e Hashimi nuk reagonin, dëgjonin. I thashë: t”ë paska ra malli për NATO-n”, në anglisht. “Por, ju jeni mësu më shkelë ligjin ndërkombëtar. Kur i kam thënë kështu me emocion dhe me bërtimë, jo kështu në mënyrë diplomatike, Vuçiq i tha Mogherinit: “Ndalni bisedimet””, tregoi Tahiri në Klan Kosova.

    Tahiri tha se më pas të gjithë u ngritën dhe dolën nga salla.

    “Kaluan orë s’po rifillon bisedat”, kujtoi Tahiri, e cila shtoi se më pas kishte pyetur në korridor një zyrtar të BE-së se çfarë po ndodhte që s’po ktheheshin në tavolinën negociuese.

    “Ai më tha: “Po ta them në besim, Vuçiqi ka përfunduar në spital pas fjalës që i ke thënë ti, i ka hipë tensioni dhe s’dihet kur e lëshojnë prej spitalit””.

    Nga Rubrika
    Lajme17 Prill 2025
    Deputeti goran Adem Hoxha edhe sot është parë i ulur tek Grupi Parlamentar i AAK-së. E se tashmë është pjesë e këtij...
    Lajme17 Prill 2025
    Iniciativa “Miqtë Laburistë të Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor”, e kanë përkrahur kërkesën e ambasadorit britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, për formimin sa...
    Lajme17 Prill 2025
    Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka deklaruar se qytetarët kosovarë meritojnë politikanë që prioritet e kanë Kosovën “mbi politikën partiake”. Ai...
    Të tjera
    Lajme17 Prill 2025
    Kuvendi i Kosovës ka publikuar pamjet nga takimi konsultativ mes kryesuesit të seancës së sotme, Avni Dehari, me përfaqësuesit e partive politike....
    Lajme17 Prill 2025
    Kuvendi i Kosovës u mblodh sot për të vijuar punimet e seancës konstituive të Legjislaturës së Nëntë, të ndërprerë më 15 prill....
    Lajme17 Prill 2025
    Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese ka njoftuar se i është shpallur e papranueshme ankesa e Salih Mustafës për shkelje të të...
    Lajme17 Prill 2025
    Ambasadori i Britanisë në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka thënë Kosovës i duhet kuvend dhe qeveri funksionale. “Më shumë se dy muaj që...
    Vip17 Prill 2025
    Kanë mbetur vetëm edhe dy ditë për në finalen e madhe të Big Brother VIP Albania 4. Në finale janë katër personazhe:...
    Lajme17 Prill 2025
    Njësia e hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë Mitrovicë Veri, pas pranimit të informatave në rrugë Operative kanë kryer kontroll në një...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.