Manchester Unitedi ka njoftuar se ka arritur marrëveshje për zgjatjen e kontratës me yllin, Edinson Cavanin.
Uruguaiani që ka shënuar deri më tani 15 gola me fanellën anglezëve ka bindur drejtuesit e klubit për kontratën e re.
Kontrata e Cavanit skadonte këtë verë, ndërkaq me kontratën e re ai do të mbetet në Old Trafford deri në vitin 2022.
Cavani pas firmës është deklaruar duke thënë se ky rinovim është motiv shtesë për të.
“Pas një edicioni kam ndjerë kënaqësi për klubin dhe gjithçka që përfaqëson. Ndihem mirë me bashkëlojtarët dhe stafin. Ata më japin motivim shtesë çdo ditë dhe se bashku mund të arrijmë gjëra të veçanta”, tha Cavani për faqen zyrtare të klubit.