Një i moshuar në fshatin Gjepalaj në Shijak e ka detyruar Edi Ramën që të heqë këpucët përpara se të hyjnë në shtëpinë e tij.
Kjo shtëpi është ndërtuar nga qeveria, pasi e vjetra ju prish nga tërmeti.
Teksa po hynin për të parë banesën, Rama i jep çelësin dhe banorin që e quajnë Osman e ftuan të udhëheqë përpara.
Kryeministri, i cili ka kohë në të gjitha banesat, meqë janë fare pak i thotë:
– Osman s’po i heqim këpucët…
Por, i moshuari ia kthen:
– Mirë është me i heq.