Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, si duket nuk i njeh shumicën e estradës shqiptare.
E gjitha kjo pasi ai së fundi nuk e ka njohur Orinda Hutan, e cila është pjesë e botës së artit dhe medias prej shumë vitesh.
Ajo ka moderuar eventin e organizuar në Thumën për dhurimin e shtëpive të rindërtuara pas tërmetit tragjik të 2019 dhe në një moment gjatë këtij evenimenti prezantoi edhe kreun e qeverisë para se ai të dilte e të mbante fjalën.
“Dhe unë kam kënaqësinë të ftoj në skenë kryeministrin e Shqipërisë zotin Edi Rama i cili jam e sigurt se ka shumë për të thënë në këtë ditë të paqes dhe solidaritetit”-tha Orinda.
Rama u ngjit në skenë pas këtij prezantimi, por ani nuk e dinte se kush ishte personi që e ftoi të ngjitej aty.
“Përderisa vajza që më prezantoi përmendi edhe fjalët e muajit që unë kam publikuar ditë pas dite në këtë muaj dua të përfitoj të nënvizoj se pavarësisht se unë jam i dhënë me shumë respekt ndaj feve dhe nuk jam as hoxha as prift, nuk më vjen mirë kur ngatërrojnë gjëra që nuk duhen ngatërruar.”, u shpreh kryeministri.