Kryeministri Edi Rama përsëri e ka futur Kosovën në debatin e brendshëm të Shqipërisë për të goditur shefin e opozitës, Lulzim Basha. Edhe kësaj radhe, Rama po keqpërdor shtetin e dytë të shqiptarëve për të marrë edhe mandatin e tretë në Shqipëri pas zgjedhjeve të muajit prill të vitit të ardhshëm
Edi Rama ka hapur temën e Kosovës – Gjykatën Speciale – për të goditur Lulzim Bashën i cili pasluftës shërbeu si përkthyes në misionet ndërkombëtare.
Rama përmes zyrtarëve të PS’së dhe disa bashkëpunëtorëve të tij në Kosovë po e përdor Specialen për të hapur debate se kush ndihmoi dhe kush kundërshtoi ndjekjen e luftëtarëve të UÇK’së.
I pari që reagoi kundër keqpërdorimit të Kosovës në luftën e brendshëm është Sami Lushtaku, i cili tha se është marrëzi që politikanët në Shqipëri merren me sulme të tilla dhe asnjëri prej tyre nuk shkoi në Prishtinë për t’u solidarizuar me situatën e krijuar pas arrestimit të ish-udhëheqësve të shtetit dhe luftës.
Lideri i Partisë Socialiste, Edi Rama, e ka përdorure edhe herë tjera Kosovën në luftën për e brendshme politike për të fituar vota dhe elektorat.
Në një intervistë në Pressing, shkrimtari Fatos Lubonja ka thënë se Kosova s’mund të sjellë vota për partitë në Shqipëri. Madje, ka kërkuar që liderët politikë që ofrojnë zgjidhje për problemet e Shqipërisë dhe ta lënë Kosovën të ballafaqohet dhe të tejkalojë edhe problemin e Speciales.
Ndryshe, deputeti i PDK’së Bekim Haxhiu u bë pjesë e fushës kur lëshoi akuza në drejtim të Lulzim Bashës se kishte marrë pjesë në bastisjen e ish-zyrtarit SHIK’ut, Latif Gashi, kur UNMIK’u e kishte arrestuar më 2002 për krime lufte. Madje, Haxhiu tha se Basha ishte përgjegjës pse humbi një provë – bllok i shënimeve – ku dëshmohej pafajësia e Gashit.
Por, PD e Shqipërisë shpreh keqardhjen që deputeti i PDK Bekim Haxhiu i është bashkuar taktikave së mashtrimit dhe fabrikimeve të Edi Ramës, duke u bërë kështu pjesë e sulmeve të ulta e të rreme ndaj opozitës në Shqipëri.