×
  • Lajme
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Edi Rama: Kam shumë respekt për Ramën tjetër, është e pamundur të ndërtojë vetë teatër apo stadium

    FrontOnline
    03 Dhjetor 2023

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka lavdëruar kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama për përpjekjet e tij për ta ndryshuar kryeqytetin.

    Rama në episodin e radhës të podcastit të tij e pati mysafir tenorin e njohur nga Kosova, Ramë Lahaj.

    “Prishtina po merr një frymë të re kohëve të fundit, me mundësitë që i ka, sigurisht. Dihet – ju më herët e cekët – që ndoshta Prishtina dhe Kosova ende nuk i ka mundësirë. Por unë po besoj me ato mundësi që janë, ndryshime mund të bëhen. Ndoshta s’janë më të mëdhatë, por ndryshime mund të bëhen. Dhe unë po besoj që edhe në Prishtinë edhe në Kosovë ndryshimet po bëhen. Dhe unë shpresoj shumë që duke bë të gjithë ne presionin në fushat nga vijmë”, tha Lahaj.

    Ai tha se në biseda mes miqsh, ai i bën “presion konstant” kryetarit të Prishtinës “për t’i çuar proceset përpara, sepse jemi ende shumë vonë”, ndërsa përmendi nevojën e ndërtimit të një salle koncertoale.

    Rama tha këtu se nuk është e lehtë, ndërsa tregoi se ka “shumë respekt” për “Ramën tjetër”.

    “Është e vështirë, sidmos në një periudhë të parë kur fillon një proces transformimi… por personalisht kam shumë respekt për atë Ramën tjetër dhe nuk e kan njohur nga afër. Jam takuar kur kemi qenë bashkë pas koncertit dhe e kam ndjekë, jo shumë, por e kam ndjekë herë pas here në ato idetë e tij dhe është një person i mirë, që ka dëshirë, që ka ambicie. Nuk e di sa e ka kokën e fortë, sepse pa kokën e fortë është shumë e vështirë, por kam besim dhe shpresoj që do të bëjë ndryshime, do të bëjë ndryshime”, tha Rama.

    Rama tha se për projektet të mëdha duhet mbështetje përtej komunës, duke iu referuar Qeverisë.

    “Por është e vështirë, shumë e vështirë, sidomos që një kryqytet… edhe Tirana sot do ta kishte të pamundur të ndërtonte një teatër, apo të ndërtonte një stadium apo çfarëdoqoftë vetë si komunë apo si bashki. Duhet më shumë se kaq. Dhe unë besoj që Kosova është si ajo puna e borxheve. Kosova jua ka borxh futbolistëve një stadium dhe artistëve të jashtëzakonshëm që ka, një skenë”, tha Rama./Express

    KEDS zë 156 persona duke e vjedhur energjinë elektrike për një javë
    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2024
    Avokati Arianit Koci e ka cilësuar si të dyshimtë dhe të çuditshme atë që po ndodhë në Serbi me rastin e Faton...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kandidati për prokuror të shtetit, D.M (emër i njohur për redaksinë) është ndaluar nga Prokuroria Themelore në Prizren si i dyshuar për...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në gjashtëvjetorin e vdekjes së simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, bëri homazhe dhe vendosi...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.