-->
×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Edi Rama dhe bashkëshortja shtrojnë iftar në Elbasan: E shijoj këtë muaj si fëmijë

    FrontOnline
    28 Mars 2025

    Kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij, Linda Rama, shtruan mbrëmjen e sotme një iftar në xhaminë e Ballies në Elbasan, ku të pranishëm ishin përfaqësues të klerit, diplomatë dhe zyrtarë të lartë.

    Në fjalën e tij, Rama uroi besimtarët myslimanë për muajin e Ramazanit dhe solli në vëmendje hapjen e xhamisë së Namazgjasë në Tiranë. “Sot në Tiranë ka hapur dyert më në fund, pas shumë vitesh pritjeje, edhe xhamia e madhe e Namazgjasë”, tha ai.

    Kryeministri theksoi rëndësinë e harmonisë fetare dhe atmosferës së bashkimit që sjell Ramazani. “Kjo sofër tradicionale më jep ndjesi fëmijënore gëzimi dhe e shijoj këtë muaj sepse na jep mundësinë të ndjehemi më mirë, ku paudhësitë dhe shëmtitë e kohës na duken të kapërcyeshme”, u shpreh Rama.

    Duke folur për vlerat e tolerancës fetare në Shqipëri, ai theksoi se komuniteti mysliman në vend nuk është problem, por një vlerë e shtuar. “Myslimanët e Shqipërisë janë një pasuri dhe një dëshmi se vendi ynë është i denjë për të qenë pjesë e BE”, deklaroi ai.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni31 Mars 2025
    Elon Musk do të vizitojë për herë të parë CIA-n sot me ftesë të drejtorit John Ratcliffe, sipas një personi të njohur...
    Bota/Rajoni31 Mars 2025
    Gjashtë pacientë që pësuan lëndime gjatë zjarrit në diskotekën në Koçan, po kthehen në Maqedoninë e Veriut pas trajtimit jashtë shtetit. Pesë...
    Bota/Rajoni31 Mars 2025
    Politikania franceze e të djathtës ekstreme, Marine Le Pen është shpallur fajtore për përvetësim të fondeve të Parlamentit Evropian për një periudhë...
    Të tjera
    Lajme31 Mars 2025
    Një person humbi jetën si pasojë e një aksidenti mbrëmë në Bresje të Fushë Kosovës. Viktima është Selim Muçiqi nga Podujeva, familjar...
    Lajme31 Mars 2025
    Kryeministri Albin Kurti ka përkujtuar masakrat e kryera nga Serbia në Pastasel të Rahovecit dhe Burim të Malishevës më 31 mars 1999,...
    Sport31 Mars 2025
    Kombëtarja e Kosovës është njëra nga vendet e cila po kalon në një revulocion në futboll. Ditë më parë “Daradnët” kanë kaluar...
    Lajme31 Mars 2025
    Analisti i njohur Shenoll Muharremi ka shprehur mendimin se edhe nëse Lëvizja Vetëvendosje (LVV) arrin të formojë një qeveri, ajo do të...
    Lajme31 Mars 2025
    Për të dytin vit radhazi, kompanitë nga Kosova marrin pjesë në panairin më të madh ndërkombëtar të industrisë dhe teknologjisë "Hannover 2025"....
    Lajme31 Mars 2025
    Rreth dy të tretat e popullsisë në Kosovë apo 1 milion e 74 mijë e 704 janë popullsi në moshë pune. Agjencisë së...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.