×
  • Lajme
  • Lajme

    “Edhe uzurpator edhe i dhunshëm” – Qytetarët e Podujevës protestojnë kundër Shpejtim Bulliqit

    FrontOnline
    11 Shkurt 2021

    Gjatë ditës së sotme, qytetarët e Podujevës kanë dalë në protestë para Komunës së tyre, duke kërkuar drejtësi për sulmin fizik që kryetari i kësaj komune ushtroi ndaj një qytetari, njëherësh edhe zyrtar komune.

    “Edhe uzurpator edhe i dhunshëm”, “Stop dhunës ndaj qytetarit”, “Populli nuk duron dhunë”, ishin disa nga thirrjet që qytetarët i bënë në këtë protestë.

    Përveç këtyre thirrjeve që i vendosen tek komuna, ata marshuan edhe nëpër qytet. Ishin vetëm këta qytetarë që dënuan dhunën e Bulliqit të ushtruar ndaj një qytetari në një institucion publik.

    Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, kishte sulmuar fizikisht një qytetar në ambulanten e qytetit, derisa qytetari e kishte denoncuar në Policinë e Kosovës, Bulliqi nuk hezitoi të dalë e ta demantojë lajmin.

    Por, pa u bërë 24 orë, Gazeta Express ka publikuar videon ekskluzive ku paraqiste qartë sulmin fizik që kryetari Bulliqi kishte bërë ndaj qytetarit.

    E që nga publikimi i videos, asnjë fjalë në lidhje me këtë veprim, nuk është thënë nga lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, e as nga ndonjë anëtar tjetër i kësaj parti, nga ku vjen edhe kryetari i Komunës së Podujevës.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Nëntor 2024
    Ambasadori i Britanisë së Madhe në Serbi Edward Ferguson tha se ambasada e tij punon intensivisht me komunitetet pakicë që jetojnë në...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Në varrezat e fshatit Jashanicë sot iu dha lamtumira e fundit Albison dhe Rexhep Slivovës, dy të rinjve që u vranë të...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Anëtarja e Komisionit për Punë të Jashtme nga VV, Fitore Pacolli, i ka quajtur spekulime kritikat e opozitë se Qeveria po i...
    Të tjera
    Lajme15 Nëntor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka quajtur “taktika” për destabilizim masat që Serbia në tetor i miratoi lidhur me Kosovën. Ajo...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Anëtarët e Komisionit parlamentar hetimor për menaxhimin e marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Në media është raportuar sot se punëtorët teknik të Kuvendit të cilët janë në grevë tash e tre muaj janë zëvendësuar me...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kryetarja e Komisionit parlamentar të Punëve të Jashtme, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu ka akuzuar dy zyrtarë të lartë të...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Janë bërë tre muaj që kur punëtoret teknike të Kuvendit kanë hyrë në grevë, të cilat kërkesë kishin rritjen e pagës nga...
    Sport15 Nëntor 2024
    Opsioni Kvaratskhelia për të ardhmen e Barcelonës duket se po merr formë. La Repubblica raporton se ka kontakte midis palëve dhe se...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.