×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Edhe tri ditë kohë, 5 gjërat që duhet të bësh patjetër para se ora të ndryshojë

    FrontOnline
    28 Tetor 2021

    Sa më shumë diskutohet ndryshimi i orës në të gjithë Eurpën, aq më shumë njerëzit ndiejnë “mungesën” e saj. Ora verore, ajo që ka edhe tri ditë kohë, do të marrë fund këtë të diel, më 31 tetor, dhe nëse nuk do që të të kapë stresi i orës së dimrit, atëherë ndiq disa truke për të qenë gjithmonë në formë të mirë fizike dhe shpirtërore, për të qenë gjithmonë e motivuar dhe e mbushur me energji.

    Ka diçka shumë të rëndësishme për të ditur për ndryshimin e orës. Sipas psikologëve, ndryshimi i orës është një prej faktorëve më të rëndësishëm që u jep stres njerëzve, sidomos në ditët e para pas ndryshimit. Ndaj, për të shmangur këtë, është mirë që të ndjekësh disa këshilla bazë.

    1. Bëj regjim të rregullt të gjumit

    Është e rëndësishme të bësh të njëjtin regjim gjumi. 7 deri në 8 orë gjumë në natë janë të rëndësishme, pavarësisht faktit nëse ora është para apo pas.

    2. Ekspozoje veten sa më shumë në dritë

    Sipas ekspertëve, sidomos gjatë dimrit, ekspozimi në diell dhe në dritë është më i dobët, gjë që sjell pasoja në shëndet, stres deri edhe depresion. Ndaj, edhe kaq pak ditë sa kanë mbetur, sigurohu të marrësh sa më shumë rreze para se dielli të perëndojë më shpejt.

    3. Qëndro me “orën” tënde

    Pavarësisht ndryshimit të orës, përpiqu të ruash regjimin dhe orën që i ke vënë vetes në gjithçka. Shumica e njerëzve që bëjnë të njëjtat punë në të njëjtat orare, thuajse nuk e ndiejnë ndryshimin e orës, qoftë ajo verore apo dimërore.

    4. Programo gjithçka para se ora të ndryshojë

    Nëse ke planifikuar më herët gjithçka do të bësh të nesërmen, atëherë nuk do ta ndiesh ndryshimin e orës. Specialistët këshillojnë mëngjes të shëndetshëm para se të dalësh nga shtëpia dhe çdo program të ditës sipas përditshmërisë. Gjithashtu, programo edhe orët e pasdites pas pune si zakonisht. Nata vjen më shpejt, ok, por mos harro se ora është thjesht një koncept që e ke në kokë. Bëj gjithçka ke bërë çdo ditë edhe tani dhe nuk do të ndiesh e stresuar nga ndryshimi.

    5. Mos harro! Bëje orën të të ndjekë ty, mos e ndiq ti orën!

    Nga Rubrika
    Lifestyle28 Nëntor 2024
    Dashi Kjo do të jetë një ditë reflektimi për të lindurit e kësaj shenje. Ndoshta nuk i keni kaluar ende disa probleme...
    Lifestyle27 Nëntor 2024
    Me ardhjen e ditëve më të ftohta, shumë njerëz po pyesin se si temperaturat e ulëta ndikojnë në shëndetin, e veçanërisht në...
    Lifestyle26 Nëntor 2024
    Dhimbjet e kokës që shfaqen në mëngjes mund të kenë shkaktarë të ndryshëm. Ato mund të jenë rezultat i ndryshimit në fiziologjinë...
    Të tjera
    Lajme28 Nëntor 2024
    Një profesor i lëndës së gjuhës angleze në shkollën “Xhemail Mustafa” në Prishtinë, është pezulluar nga puna, për shkelje të rëndë. I...
    Lajme28 Nëntor 2024
    Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka qenë i ftuar në konferencën “Ballkani Perëndimor në kontekstin aktual të sfidave dhe...
    Lajme28 Nëntor 2024
    Visar Azemi bashkë me anëtarë të kryesisë së LDK’së e aktivistë tjerë, kanë bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve në Ferizaj. “Sot,...
    Lajme28 Nëntor 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza ka uruar festën e 28 Nëntorit, Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë. Në urimin e tij,...
    Bota/Rajoni28 Nëntor 2024
    Shefi i “Meta”, ose i njohur më mirë si shefi i “Facebook-ut”, Mark Zuckerberg ka vizituar Donald Trumpin në resortin e tij...
    Bota/Rajoni28 Nëntor 2024
    Të paktën 13 persona kanë vdekur në Ugandën lindore pasi rrëshqitjet e dheut shkatërruan 40 shtëpi në gjashtë fshatra, thanë të enjten...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.