Me ndryshimin e temperaturave është rikthyer edhe ajri i ndotur në Prishtinë.
Mëngjesin e ditës së sotme kryeqyteti është i mbuluar nga mjegulla.
Në ambasadën amerikane ku edhe tregohet në kohë reale niveli i ndotjes bëhet e ditur se momentalisht është ajri i pashëndetshëm.
Tash e disa vite kryeqyteti është duke u përballur me situatë të njëjtë.