Aktorja amerikane dhe ylli i serisë “Baywatch”, Carmen Electra, përveç se ka luajtur në filma të shumtë, ajo ka pozuar edhe për revista të ndryshme për meshkuj, përfshirë “Playboy”. Me një kostum banje të kuq që zbulonte të gjitha kthesat e saj magjepsëse të trupit të saj, ajo shkëlqente dhe digjte skenën.
Ajo luajti krah për krah me Pamela Anderson dhe ishte mishërimi i tërheqjes seksuale dhe bukurisë në fund të viteve ’90. Ajo së fundmi ka mbushur 49 vjeç, dhe duket po aq mirë sa në fillim të karrierës së saj. Ndërsa gati dy dekada më parë ajo udhëhiqte skenën e shoubiznesit botëror, Electra nuk është aq e suksesshme sot – në vitet e fundit ajo ka argëtuar mysafirë si nikoqire në ahengje prestigjioze, në fakt ajo endeshfrytëzon tërheqjen e saj seksi, por jo në një nivel aq të lartë si më parë!
Përkundër kësaj, ajo ende duket e mahnitshme në dekadën e saj të pestë të jetës. Ajo së fundmi e konfirmoi këtë me një video në Instagram me bikini miniaturë portokalli! Ajo gjithashtu publikoi një manual, “How to be Sexy”, për t’i ndihmuar gratë në të gjithë botën që ta duan veten dhe trupat e tyre.
“Gjithkush ka në vete që nuk i pëlqen, madje edhe modelet, yjet e filmit dhe rokut. Ndërtoni vetëbesim duke punuar për veten tuaj dhe ndjehuni mirë me të. Dua të inkurajojë gratë”, tha ajo. Carmen ka një listë të gjatë të të dashurve të famshëm në biografinë e saj emocionale, por më i famshmi është sigurisht basketbollisti Dennis Rodman.
Ata u martuan në vitin 1998 në një kishëz në Las Vegas, por ata kërkuan anulimin e martesës pas vetëm nëntë ditësh. Ajo pastaj përfundoi e martuar me kitaristin Dave Navarro, dhe kjo marrëdhënie zgjati për tre vjet. Pas kësaj, ajo u fejua me muzikantin Rob Patterson, por martesa nuk ndodhi për shkak të pabesisë së tij. Pas kësaj fundosje dashurie, ajo ra në krahët e Simon Cowell, me të cilin u nda në 2013. Që nga atëherë, asgjë nuk dihet më shumë për statusin e saj të dashurisë./FrontOnline/