Sot në gjithë territorin e Republikës votohet për ta zgjedhur legjislaturën e re, shkruan Ftont Online.
Në zgjedhjet e 14 shkurtit janë certifikuar 28 subjekte politike, prej tyre 21 parti politike, 2 koalicione dhe 5 iniciativa qytetare.
Edhe pse ende është në fuqi heshtja zgjedhore partitë politike nuk janë duke respektuar vendimin.
Partia Demokratike e Kosovës po iu dërgon mesazhe qytetarëve me thirrje që ta votojnë subjektin e tyre.
Front Online ka siguruar mesazhe të cilat po iu dërgohen qytetarëve me thirrje për votim.
Dy parti politike thyejnë heshtjen zgjedhore, u dërgojnë mesazhe qytetarëve për t’i votuar (Foto)
Më herët Front Online ka raportuar edhe për keqpërdorim nga dy partitë politike ajo e Lidhjes Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, nuk janë duke e respektuar të njejtën.
Këto dy parti janë duke i keqpërdorur edhe numrat privat të qytetarëve të Kosovës duke u dërguar mesazhe private, me numrat zgjedhor të subjekteve politike dhe të kandidatëve./FrontOnline/