Javën e kaluar, xhudisti shqiptar, Akil Gjakova u shpall kampion i Evropës në xhudo.
Gjakova e fitoi medaljen e artë në Kmapionatin Evropian i cili u mbajt në Lisbonë të Portugalisë, shkruan FrontOnline.
Tani, ai është shpallur xhudisti i shtatë më i mirë në botë në kategorinë deri në 73 kilogramë.
Kështu e ka bërë të ditur Federata Ndërkombëtare e Xhudos në rrjetin social “Facebook”.
Gjakova renditet në vendin e shtatë me 4655 pikë të tubuara./FrontOnline/
https://www.facebook.com/judo/photos/a.174506603535/10158972012713536/