Ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Argjend Raci para disa ditësh është larguar nga emisioni.
Ai vendosi të lë emisionin me arsyen se është duke njohur një vajzë jashtë programit dhe se nuk ka interes për asnjërën nga vajzat që janë përballë tij.
Pas tij edhe një konkurrente tjetër është deklaruar që është larguar nga emisioni.
Antonia Gjoka përmes një njoftimi në rrjetin social “Instagram” ka treguar se po largohet nga emisioni për shkaqe shëndetësore, derisa në anën tjetër ka treguar se produksioni po e sheh konkurrenten si të dyshimtë për largimin e saj.
“Për disa kohë nuk do të jem në program arsyejet nga ana ime janë shëndetësore por nga ana e produksionit janë papërgjegjshmëria dhe dyshimet e tyre që kanë në lidhje me mua si konkurrente.
Nëse do të ketë një rikthim të dytë do të ju njoftoi”, ka thënë ajo.
Ndryshe prej kohës Antonia është dyshuar se ka një lidhje jashtë emisionit, ku kanë qarkulluar edhe disa fotografi në shoqërinë e një djali në krahë.