Napoli pritet të jetë klubi i 13-të që do të marrë pjesë në Superligën evropiane.
Mediat në Itali raportojnë se krerët e kompeticionit më të ri në Evropë e kanë kontaktuar presidentin e Napolit, Aurelio De Laurentiis, shkruan FrontOnline.
Derisa dihet se De Laurentiis është për ndryshime në futboll, ai pritet t’i bashkohet kësaj lige.
Ndryshe, 12 klube deri më tani janë caktuar si pjesëmarrëse në këtë kompeticion.
Chelsea, Manchester City, Manchester Unitedi, Liverpooli, Arsenali, Tottenhami, Real Madridi, Barcelona, Ateltico Madridi, Interi, Juventusi dhe Milani janë klubet themeluese të kësaj gare./FrontOnline/