Brendi Kosovar PRINCE CAFFE si prodhuesi më i madh në rajon me llojet të ndryshme të produkteve të kafesë, tashmë i njohur në Evropë dhe më gjerë, vjen me një tjetër bashkëpunim të sukseshëm me kompaninë më të madhe në Kroaci dhe e njohur Konzum pjesë e grupacionit FORTENOVA GROUP.
FORTENOVA GROUP operon drejtpërdrejt në pesë tregje kyçe të Evropës Juglindore me mbi 4000 produkte.
Bashkëpunimi vjen si rrjedhojë e dëshmisë nga ana e PRINCE CAFFE-së për cilësinë dhe kualitetin e produkteve të kafesë dhe gjithashtu llojeve të ndryshme të kafesë që kjo kompani prodhon tash e sa vite.
Ky Bashkëpunim ka për qëllim që të produktet e kafes, Private Label, të PRINCE CAFFE të jenë pjesë e rrjeteve të marketeve më të mëdha ne rajon si: Konzum, Idea, Mercator etj, në shtetet si: Kroaci, Slloveni, Mal të Zi, Bosnje dhe Hercegovinë etj.
Me kapacitet të prodhimit me mbi 40,000 Ton në vit Prince Caffe vazhdon të zgjeroj aktivitetet eksportuese në tregun global.