×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Edhe një shtet i BE-së ia hap derën vaksinës ruse, blen 2 milionë doza

    FrontOnline
    02 Mars 2021

    Sllovakia ka pranuar një dërgesë prej 200 mijë dozave të vaksinës ruse, “Sputnik V”, kundër sëmundjes Covid-19, duke u bërë shteti i dytë i BE-së që bën një hap të tillë.

    Javën e kaluar, Sllovakia e shënoi shkallën më të lartë të viktimave të koronavirusit për numër të banorëve, sipas faqes “Our World in Data”.

    Vendi i vogël i Evropës Qendrore e ndoqi shembullin e Hungarisë për marrjen e vaksinës ruse, ndonëse ky ilaç nuk është miratuar nga rregullatori i Bashkimit Evropian, Agjencia Evropiane e Prodhimeve Mjekësore.

    “Është në rregull të blihet vaksina ruse, sepse Covid-19 nuk di asgjë për gjeopolitikën. Unë nuk e kam problem që ta marr këtë vaksinë vetë”, tha kryeministri sllovak, Igor Matoviq.

    Sllovakia do të blejë gjithsej 2 milionë doza të vaksinës “Sputnik V” dhe pret që gjysma e tyre të arrijnë këtë muaj, shkruan Free Europe, transmeton Gazeta Express.

    Ministri sllovak i Shëndetësisë, Marek Krajci, tha se përdorimi i kësaj vaksine do të miratohet në fillim të muajit dhe se programi i vaksinimit mund të fillojë brenda disa javësh.

    Në vendin fqinj të Sllovakisë, në Republikën Çeke, kryeministri Andrej Babis tha se vendi i tij mund ta përdorë vaksinën “Sputnik V” për ta luftuar shkallën më të lartë në botë të infeksionit për numër të banorëve.

    Në gusht të vitit të kaluar, Rusia u bë shteti i parë në botë që miraton një vaksinë kundër sëmundjes Covid-19, duke nxitur dyshime rreth sigurisë dhe efikasitetit të saj, sepse vaksina qe miratuar pa nxjerrjen e rezultateve të fazës së tretë të testimit.

    Petrol Company zbret çmimet në Ditën e Verës: Benzinë 1.70 euro dhe Diesel 1.85 Euro për litër
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Nesër varroset Shkelzen Kamaj, i cili më 8 prill vdiq në vendin e punës në Francë. Ceremonia e varrimit do të mbahet...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Votimi për një rezolutë për Srebrenicën është shtyrë nuk do të zhvillohet më 2 maj, tha ambasadori i Bosnje e Hercegovinës në...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Të mërkuren u lirua nga burgu. Por, liria Ardian Isufit, i zgjati veç 24 orë. 36-vjeçari raportohet se menjëherë pasi doli nga...
    Të tjera
    Lajme25 Prill 2024
    I Dërguari i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka treguar se në takimin e sotëm të ekipeve negociatore ka prezantuar...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Presidenti Joe Biden dhe udhëheqësit e 17 vendeve të tjera, që kanë shtetas të tyre që mbahen peng nga Hamasi, po kërkojnë...
    Vip25 Prill 2024
    Analisti Astrit Gashi i ka dhënë fund beqarisë. Ai ka kurorëzuar dashurinë me fejesë me gazetaren Alba Merovci. Lajmin e bëri të...
    Lajme25 Prill 2024
    Nesër pritet të mbahet seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut, ku do të marrë pjesë edhe kryetari i kësaj...
    Sport25 Prill 2024
    Minutat e mbetur mes Udineses dhe Romës, u zhvilluan pas 11 ditësh, ku u shënua një gol dhe ndeshje u mbyll 2-1...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte këtë të enjte i ftuar në një intervistë për Euronews Albania, ku  tha se demokratët...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.