×
  • Lajme
  • Lajme

    Edhe një anëtar i Bordit Këshillëdhënës kundër lehtësimit të masave anti-COVID nga Qeveria “Hoti”

    FrontOnline
    11 Shkurt 2021

    Qeveria e Kosovës para pak çastesh ka marrë vendim ta heq orën policore, me ç’rast bizneset janë lejuar të punojnë deri në ora 22:00 dhe është lejuar mbajtja e ligjëratave në fakultete.

    Anëtari i Bordit Këshillëdhënës, Besim Kodra në një prononcim për Front Online ka thënë se është kundër lirimit të këtyre masave, pasi që kjo, siç thotë ai, do të çojë në rritje të rasteve me Coronavirus në Kosovë, e që sipas tij fajtorë janë edhe partitë politike me tubimet gjatë fushatës zgjedhore.

    “Unë edhe Luli (Lul Raka) po besoj edhe të tjerët, por meqë nuk jemi takuar kemi qenë kundër lehtësimit të masave. Sidomos në këtë kohë kur partitë politike po bëjnë fushatë të cilat ne nuk ua dimë fundin dhe gjasat për me pasë rritje të numrave janë shumë të mëdha”, ka thënë Kodra për Front Online.
    Ai e ka parë edhe kthimin e studentëve në mësim fizik si problematike dhe që kontribuon në rritjen e rasteve me Covid-19.
    “Kthimi i studentëve në universitete vetëm mundet me paraqit problem”, ka thënë ai.
    Qeveria në njoftimin e lëshuar për media ka thënë se janë konsultuar me Bordin Këshillëdhënës.
    Por që Kodra e demanton këtë, për më tepër sipas Kodrës, prej rënie së Qeverisë ata nuk kanë mbajtur mbledhje dhe nuk janë këshilluar për çfarëdo vendimi të marrë nga Qeveria në detyrë.
    “Ne mbledhjen e e fundit e kemi pasur para një muaji kur kur është shkarkuar Qeveria dhe më nuk jemi mbledhur për shkak se ne kemi qenë Bord i cili i ka këshilluar për çështje të caktuara, meqenëse që ministri tash është vetëm ushtrues detyre, nuk është parë e rëndësishme që ne me qenë pjesë e fushatave apo çka do coftë për këtë arsye ne nuk jemi mbledhur”, është shprehur Kodra.
    Kundër këtij vendimi ka dalë edhe Mikrobiologu dhe njëherësh kryesuesi i këtij bordi, Lul Raka i cili ka thënë se nuk është konsultuar nga askush për lirimin e masave anti-Covid.

    Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se është kundër lirimit të masave në këtë kohë dhe se një veprim i tillë në kohë fushate e pas shtrirjes së variantit britanik të virusi është i gabuar.

    Raka ka shtuar se “lehtësimi politik i masave”, mundëson përhapjen e infeksionit në komunitet, duke kërcënuar shëndetin individual në Kosovë. /Front Online/

     

    Nga Rubrika
    Lajme15 Nëntor 2024
    Anëtarja e Komisionit për Punë të Jashtme nga VV, Fitore Pacolli, i ka quajtur spekulime kritikat e opozitë se Qeveria po i...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka folur sot për çështjen e masave që janë vendosur ndaj Kosovës. Stano ka thënë se heqja...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Koalicioni “Demokracia në Veprim” mbajti një konferencë për media, ku ofroi një vlerësim të periudhës parafushatës, ndërhyrjeve të Qeverisë, shfrytëzimin e burimeve publike...
    Të tjera
    Lajme15 Nëntor 2024
    Në media është raportuar sot se punëtorët teknik të Kuvendit të cilët janë në grevë tash e tre muaj janë zëvendësuar me...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kryetarja e Komisionit parlamentar të Punëve të Jashtme, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu ka akuzuar dy zyrtarë të lartë të...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Janë bërë tre muaj që kur punëtoret teknike të Kuvendit kanë hyrë në grevë, të cilat kërkesë kishin rritjen e pagës nga...
    Sport15 Nëntor 2024
    Opsioni Kvaratskhelia për të ardhmen e Barcelonës duket se po merr formë. La Repubblica raporton se ka kontakte midis palëve dhe se...
    Lajme15 Nëntor 2024
    I pari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka komentuar doracakun e Ministrisë së Arsimit për Edukimin Seksual. Sipas tij, me këta...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kryetari i Lipjanit Imri Ahmeti, thotë se komuna që ai e udhëheq do ta respektoj vendimin që doracakët e lëndës “Edukimi Seksual”...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.