Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka njoftuar se partisë së tij i është bashkuar edhe Kaltrina Maloku nga Vushtrria.
Maloku është duke vijuar studimet e doktoratës në Université Grenoble Alpes në Francë, njofton tutje Kurti.
Postimi i plotë i tij:
Me prejardhje është nga fshati Samadrexhë i Vushtrrisë dhe tash i ka filluar studimet e doktoraturës në Université Grenoble Alpes në Francë. Kaltrina Maloku, 24 vjeçare, e ka temën në matematikë të aplikuar në hidrologji, me fokus zhvillimin e një modeli stokastik që simulon temperaturën dhe reshjet atmosferike. Ajo u anëtarësua dje në Lëvizjen VETËVENDOSJE!, me ç’rast e mirëpritëm bashkë me nënkryetarin e komunës së Vushtrrisë dhe kandidatin tonë për deputet të Kuvendit, Besim Muzaqin.
Studimet e nivelit master në drejtimin e matematikës së aplikuar në shkencat klimatike dhe të mjedisit Kaltrina i ka përfunduar në Université Claude Bernard Lyon 1 të Francës.
Kaltrina, si shumë të rinj të tjerë, presin qe qeverisja jonë të jetë e mirë e të punojë për qytetarët e vendin, që edhe atyre t’ju krijohen mundësitë që të kthehen në Kosovë e kontributin e tyre ta japin këtu.