×
  • Lajme
  • Lajme

    “Edhe nëse bëhet Osmani presidente, Kurti do mundohet ta çojë vendin në zgjedhje”

    FrontOnline
    30 Mars 2021

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, sot ka bërë të ditur se subjekti që e drejton do të qëndrojë në seancën ku votohet për ta bërë Vjosa Osmanin presidente.

    Analisti politik, Dardan Sejdiu, ka thënë se edhe nëse bëhet Vjosa Osmani presidente, Albin Kurti do të mundohet të gjejë mënyra për ta çuar vendin në zgjedhje.

    Në emisionin Rubikon në Klan Kosova, Sejdiu ka shtuar se Kurti është duke u pozicionuar si një person i cili mendohet të bëhet një ombrellë e madhe për të gjithë.

    “Ne ka kohë që humbim energji dhe resurse në politikë rreth një protagonizmi të skajshëm dhe një diskursi publik që është i mbështetur në parulla bardh e zi, e jo në qeverisje”.

    “Mendoj që Lumir Abdixhiku është i qartë në atë se çfarë do të bëjë –  e ka zgjedhur një rrugë që ka të bëjë me opozitë dhe konstruktivitet për aq kohë sa i duhet ta ribëjë LDK-në ashtu siç e do ai”.

    “Edhe nëse zgjedhjet Vjosa Osmani presidente, Albin Kurti do të mundohet që të gjejë mënyra që ta çojë vendin përsëri në zgjedhje. Edhe qasja që e ka pasur Kurti karshi partive opozitare është kjo”.

    Sipas tij, partitë opozitare kanë bërë mirë që nuk e kanë sfiduar këtë qasje të tij sepse është koha që Kurti të vendoset në pozicionin e një udhëheqësi i cili duhet mbajë ca përgjegjësi për veprimet që i bën.

    “Është mirë ta shohim Kurtin duke vendosur në vijë centriste gjë që po e shohim çdo ditë duke e bërë. Kurti është duke u pozicionuar si një person i cili mendohet me u bë një qadër e madhe për krejt dhe kjo është një tradhti ndaj vlerave që ai i ka proklamuar për vite”.

    Sejdiu ka shtuar se sheh fërkime edhe mes Osmanit e Kurtit të cilën e konsideron si një gjë të mirë.

    “Këta dy nuk janë kapak për tenxhere. Ata janë të vendosur mbi veten dhe arritjet kulminante – historia fillon e mbaron me këta dy – fatkeqësisht kjo me kohë mund të shihet”.

    Nga Rubrika
    Lajme17 Nëntor 2024
    Dy persona, ngasësi dhe pasagjeri i një motoçiklete janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ndodhi sonte rreth orës 22:00 në...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Kryeministri i Rumanisë, Marcel Ciolacu i është përgjigjur kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti i cili u dha mbështetje lojtarëve të Kosovës të...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, mbi qëndrimin e sontëm të...
    Të tjera
    Lajme17 Nëntor 2024
    Futbollisti i njohur Taulant Xhaka, sot në Zvicër ka dalë në skenë në përkrahje të Bedri Hamzës për Kryeministër. Xhaka ka marrë...
    Sport17 Nëntor 2024
    Muamed Sejdini, ka dhënë dorëheqje nga kreu i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut. Ai e bëri të ditur këtë përmes...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Një vetaksident ka ndodhur pasditen e sotme në magjistralën Duhël – Suharekë, saktësisht në vendin e njohur si Biraçë. Si pasojë e...
    Bota/Rajoni17 Nëntor 2024
    Administrata e Presidentit Joe Biden ka hequr kufizimet që nuk e lejonin Ukrainën të përdorte armatime amerikane për të kryer sulme në...
    Vip17 Nëntor 2024
    Diskutimet mes Xhenetës dhe Gjestit kanë vazhduar edhe më tej. Bisedat e tyre silleshin rreth situatës mes Gjestit dhe Edit, gjatë mbrëmjes...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Deputeti i LDK’së, Besian Mustafa ka publikuar një video të ministres Arbërie Nëgavci, për të cilën thotë se dëgjohet në Kuvend duke...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.