×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Edhe në qeverisjen e Albin Kurtit, KEK-u në fushatë hapë konkurs për 150 vende pune

    FrontOnline
    06 Nëntor 2021

    Lëvizja Vetëvendosje në vazhdimësi ka kritikuar partitë tjera politike së po shfrytëzonin pushtetin për të punësuar militantë partiak në ndërmarrje publike.

    Nuk kanë qenë të pakta rastet kur konkurse të tilla janë hapur në fushata elektorale e në balotazh dhe këto kryesisht kanë ndodhur për të punësuar qytetarë në ndërmarrje publike e institucione në këmbim të votave, shkruan Gazeta Infokus.

    I ashpër për konkurse në kohë fushatë e punësime të tilla në ndërmarrjet publike, ka qenë edhe vetë lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti, që tani është kryeministër. Kritikat e ashpra nuk kanë munguar edhe nga mediat e shoqëria civile.

    Por tani, siç po dëshmohet, strategji të njëjtë është duke ndjekur edhe partia në pushtet.

    Në kohen kur Albin Kurti është në krye të ekzekutivit, Korporata Energjetike e Kosovës ka shpallur konkurs për hiq me pak së 150 vende të lira puna.

    Kjo po ndodh kur jemi me pak së dy javë nga raundi i dytë i zgjedhjeve komunale e ku partia e Albin Kurtit është në 12 komuna në balotazh.

    Në njoftimin e bërë nga KEK bëhet e ditur se të gjithë aplikuesit kanë të drejtë të dorëzojnë dokumentet deri në datën 20 nëntor.

    KEK ka bërë shpallje për; 45 teknik të makinerisë, 9 teknik të elektroteknikës, 4 teknik të elektroteknikës, 2 zjarrfikës, 9 teknik të kimisë, 50 manipulues të shiritave transportues, 11 inxhinier të makinerisë, 2 inxhinier të makinerisë, 1 inxhinier të elektroenergjietikës, 3 inxhinier të elektroteknikës, 6 inxhinier të elektroteknikës, 5 inxhinier të elektroteknikës, 2 teknolog përgjegjës për përgatitjen kimike të ujit , 1 inxhinier gjeodezisë.

    Kujtojmë se zgjedhjet e raundit të dytë për komunat në balotazh do të mbahen me 14 nëntor.

    Stresi thotë se Vivien s’ka fuqi pa Getinjon, pajtohet Lugati
    Nga Rubrika
    Lajme12 Maj 2024
    Në një fjalim të mbajtur në Athinë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mori një qëndrim të rrallë publik duke kërkuar ndjesë për...
    Lajme12 Maj 2024
    Deputetë dhe ish-deputetë të Kuvendit te Serbisë thonë se ajo nuk ka hequr dorë nga Kosova dhe Bosnja Hercegovina. Madje deputeti shqiptar...
    Lajme12 Maj 2024
    Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Arben Çejku, ka thënë se vendosja e Asociacionit të Komunave me Shumicë është se një kusht që...
    Të tjera
    Lajme12 Maj 2024
    Kriza diplomatike mes Athinës dhe Shkupit nuk vonoi aspak. Në fillim ka qenë ambasadorja e Greqisë në kryeqytetin e fqinjit verior që...
    Lajme12 Maj 2024
    Kryeministri Edi Rama përmbylli ndalesën e parë të rrugëtimit në komunitetet shqiptare të Europës, me takimin madhështor që pati sot në Stadiumin...
    Bota/Rajoni12 Maj 2024
    Bashkimi Evropian ka dënuar betimin e Gordana Siljanovska-Davkovës si Presidente re të Maqedonisë së Veriut pasi shmangu emrin kushtetues të vendit gjatë...
    Lajme12 Maj 2024
    Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, gjatë qëndrimit të saj në Madrid, e ka takuar ish-kryeministrin spanjoll, Jose Luis Rodríguez Zapatero. Me anë...
    Lajme12 Maj 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha kanë vizituar Januz Veselaj, pjesëtarin e Policisë...
    Lajme12 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar Ditën e Martirëve të Korishës. Me anë të një postimi në Facebook, Kurti tha se...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.