Kandidatët e partive politike për kryeministër janë duke vazhduar të mbajnë fushata në qytete të ndryshme të vendit për zgjedhjet e 14 shkurtit.
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti së bashku më Vjosa Osmanin e cila po garon në listën e VV-së, dhe me deputetë të tjerë pas Kaçanikut kanë shkuar në Ferizaj.
Edhe në qytetin e Ferizajit Osmani e Kurti janë pritur nga qytetarë të shumtë, të cilët kanë dalë për t’u dhënë përkrahje./Front Online/