Gjendja e patriarkut serb, Irinej, është përkeqësuar, pas infektimit nga Covid 19, njofton Kisha Ortodoske Serbe.
Sipas deklaratës nga Kisha Ortodokse Serbe, publiku do të informohet për gjendjen e patriarkut në kohën të përshtatshme, transmeton Gazeta Express.
“Këshilli i përhershëm i mjekëve, në prani të mjekëve nga Federata Ruse, po monitoron gjendjen e përgjithshme dhe klinike të Shenjtërisë së Tij Patriarkun e Serbisë z. Irinej. Publiku do të vazhdojë të informohet për gjendjen e tij shëndetësore”, u tha në njoftimin Kisha Ortodokse Serbe.
Patriarku Irinej është duke marrë trajtim mjekësorë prej 5 nëntorit.
Ndryshe, në fund të tetorit, nga virusi Covid 19 vdiq kreut i Kishës Ortodokse Serbe në Malin e Zi, patriarku Amfilohije.
Besimtarë dhe pjesëtarë të Kishës Ortodokse Serbe, gjatë homazheve të Amfilohije, i kishin puthur dorën kufomës. Ky ritual u kritikua për shkak të rrezikut nga përhapja e virusit.