Listës së ndalimit të doracakut “Edukimi Seksual dhe Shëndeti Riprodhues”, iu shtua edhe komuna e Mitrovicës.Përmes një njoftimi nga kjo komunë, ata thonë se ky vendim u mor me qëllim të rishikimit dhe redaktimit të përmbajtjes së këtyre doracakëve, duke marrë parasysh shqetësimet dhe sugjerimet e prindërve, mësimdhënësve dhe komunitetit lokal.
“Drejtoria për Arsim e komunës së Mitrovicës ka marrë vendim për pezullimin e përdorimit të doracakëve “Edukimi Seksual dhe Shëndeti Riprodhues” në të gjitha shkollat. Drejtoria e Arsimit thekson përkushtimin e saj për ofrimin e materialeve edukative që reflektojnë vlerat dhe nevojat e komunitetit, si dhe për respektimin e standardeve arsimore”, thuhet në njoftim.Njoftimi i plotë:
Njoftim nga Drejtoria e Arsimit – Komuna e Mitrovicës
Drejtoria për Arsim e Komunës së Mitrovicës ka marrë vendim për pezullimin e përdorimit të doracakëve “Edukimi Seksual dhe Shëndeti Riprodhues” në të gjitha shkollat.Ky vendim është marrë me qëllim të rishikimit dhe redaktimit të përmbajtjes së këtyre doracakëve, duke marrë parasysh shqetësimet dhe sugjerimet e prindërve, mësimdhënësve dhe komunitetit lokal.
Drejtoria e Arsimit thekson përkushtimin e saj për ofrimin e materialeve edukative që reflektojnë vlerat dhe nevojat e komunitetit, si dhe për respektimin e standardeve arsimore.
Të gjitha shkollat janë udhëzuar të ndalojnë zbatimin e doracakëve deri në përfundimin e procesit të rishikimit dhe redaktimit.