Haley Kalil është një modele amerikane e cila pozoi për “Sports Illustrated Swimsuit Issue” në vitin 2018 dhe siguroi famë botërore për veten e saj. Kjo bukuroshe nga Minesota u diplomua në biomjekësi dhe psikologji, dhe sipas Sports Illustrated, Haley publikoi kërkime imunologjike fituese të çmimeve dhe punoi me shkencëtarë të shumtë, transmeton FrontOnline.
Ajo gjithashtu themeloi ‘The Nerd Herd’, e cila synon të fuqizojë gratë të duan dhe të pranojnë trupat e tyre. Me të në këtë luftë janë të tjerë që punojnë në fushën e shkencave natyrore dhe teknike.
Si modele që reklamon më shpesh rroba banje dhe bikini, ajo gjithashtu u përball me shumë stereotipe në karrierën e saj: “Pritet që nëse keni një karrierë të fokusuar në pamjen tuaj, nuk jeni të zgjuara. Unë doja t’u tregoja grave të reja se ato mund të jenë edhe të bukura edhe inteligjente”, tha ajo në një rast.
“Kam punuar me trajnerin pothuajse çdo ditë, por nuk kam qenë e ngarkuar me kalori. Asnjëherë nuk kam dashur të vrapoj me orë të tëra për të humbur peshë. U përqendrova në një dietë dhe zakone të shëndetshme”, tha ajo.
Kur ajo është e ftuar të punojë për revistën ‘Sports Ilustrated’, ajo është gjithmonë e lumtur dhe nuk është për t’u habitur që ajo është fotografuar për këtë revistë disa herë: “Kur më ftojnë mua, është si krem mbi tortë. Është me të vërtetë një privilegj për të marrë pjesë – unë udhëtoj dhe shpesh vizitoj vende që nuk i kam parë”./FrontOnline/