Superliga e Kosovës në futboll vazhdon në pasditën e sotme me dy ndeshje tejet interesante.
Java e 29-të në elitën e futbollit të Kosovës mbyllet me dy ndeshje në Drenas, respektivisht në Mitrovicë, shkruan FrontOnline.
Në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, Feronikeli i bën “konak” Ballkanit të Suharekës.
Nga ana tjetër, në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë, Trepça ’89 është nikoqire e kampiones në fuqi, Dritës.
Sikurse dje, as ndeshjet e sotme nuk janë vendosur në faqet e kompanive të bastoreve ndërkombëtare.
“bet365” dhe “SmartBets” zakonisht i publikojnë kuotat për ndeshjet e futbollit të Kosovës, por kësaj radhe nuk ka ndodhur një gjë e tillë.
Të dyja ndeshjet luhen nga ora 15:00./FrontOnline/