×
  • Lajme
  • Lajme

    Edhe dy muaj paraburgim ndaj 19-vjeçarit të dyshuar për vra*sjen e bashkëmoshatarit të tij në Vushtrri

    FrontOnline
    29 Prill 2025

    Gjykata Themelore në Mitrovicë, Departamenti për Krime të Rënda ia ka vazhduar edhe për dy muaj të tjerë masën e paraburgimit B.D., i dyshuar për vrasjen e bashkëmoshatarit të tij A.Z., më 23 mars në Vushtrri.

    Këtë e konfirmoi udhëheqësja e Zyrës për Informim dhe Komunikim me Media e Gjykatës Themelore në Mitovicë, Hateme Haxhaj-Haziri.

    “Gjykata Themelore në Mitrovicë, Departamenti për Krime të Rënda e ka aprovuar Kërkesën e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, për vazhdim të masës së paraburgimit, të datës 17.04.2025, duke nxjerr Aktvendim me datë 18.04.2025, me të cilin e ka vazhduar masën e paraburgimit, në lëndën penale kundër të pandehurit B.D., me dyshimin e bazuar se ka kryer veprat penale: Vrasje e rendë sipas nenit 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.5 të KPRK -së dhe Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së”, thuhet në përgjigjen për “Betimi për Drejtësi”.

    Sipas aktvendimit të 18 prillit, masa e paraburgimit, të pandehurit B.D., i është vazhduar në kohëzgjatje prej dy muajsh, e cila llogaritet nga data 23 prill 2025 deri më 23 qershor 2025.

    Ndryshe, Policia kishte konfirmuar se viktima ishte dërguar në Spitalin e Vushtrrisë, ku edhe u konstatua vdekja e tij.

    “Nga hetimet e para nga vendi i ngjarjes, ishte bërë e ditur se një person i dyshuar kishte shtënë me armë në drejtim të viktimës A. Z., 19 vjeçar. Viktima është dërguar në Spitalin e Vushtrrisë ku nga autoritetet spitalore është konfirmuar se viktima ka ndërruar jetë. Me urdhër te Prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion. Nga hetimet e kryera në vendin e ngjarjes dhe ekzaminimet e kryera, hetuesit policor si prova materiale kanë gjetur dhe sekuestruar tri (3)gëzhoja”, thuhej në njoftim.

    Nga Rubrika
    Lajme30 Maj 2025
    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka komentuar deklaratat e djeshme të pushtetit karshi protestës së bizneseve, ku për dy orë mbyllen hyrje-daljet...
    Lajme30 Maj 2025
    Njohësi i çështjeve politike, Dritëro Arifi, ka ngritur dyshime mbi qasjen e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, duke e cilësuar të paqartë dhe...
    Kronika30 Maj 2025
    Policia në Gjilan ka shqiptuar 1380 gjoba gjatë periudhës kohore 23.05.2025 – 29.05.2025 në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri...
    Të tjera
    Vip30 Maj 2025
    Ish-banori i Big Brother VIP Kosova, Kevin ka bërë të ditur se është kthyer nga Suedia për të jetuar në Kosovë, me...
    Sport30 Maj 2025
    Trajneri Antonio Conte ka vendosur që të vazhdojë me Napolin edhe për një sezon. Sipas gazetarit sportiv, Fabrizio Romano, gjithçka është dakordësuar...
    Lajme30 Maj 2025
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar shkurtimisht ndaj deklaratave të Fatmir Limajt, kryetarit të Nismës Socialdemokrate,...
    Lifestyle30 Maj 2025
    Qershori i vitit 2025 pritet të sjellë ndryshime të rëndësishme dhe përvoja të forta emocionale për dy shenja të zodiakut. Astrologët parashikojnë...
    Bota/Rajoni30 Maj 2025
    Një gjykatë federale e apelit ka pezulluar vendimin e Gjykatës së Tregtisë Ndërkombëtare të së mërkurës në mbrëmje, i cili bllokoi tarifat...
    Lajme30 Maj 2025
    Ish-ambasadori Gjergj Dedaj ka vlerësuar se vendosja e sanksioneve ndaj Kosovës është rezultat i drejtpërdrejtë i qeverisjes populiste dhe të brishtë të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.