Në Kuvendin Zgjedhor të Komitetit Olimpik të Kosovës kanë bërë kërkesë që të anëtarësohen edhe dy federata të reja, Techbollit dhe Federata e Skermës.
Pas një debati të gjatë nëse këto dy federata duhet të pranohen ose jo, u vendos që ky vemdim të merret me votim të fshehte.
Me 51 vota për dhe 49 kundër, Kuvendi mori vendim që këto dy federata të pranohen në Komitetin Olimpik të Kosovës.
Ndryshe, Kuvendi ka shkuar në pauzë dhe pas një ore kthehet për zgjedhjen e presidentit të ri të KOK ut ku garojnë Besim Hasani, Ismet Krasniqi dhe Linda Shala.