Organizata “Germin” që merret me çështje të diasporës, është e shqetësuar për afatin e shkurtër kohor për apelim, nëse aplikuesve u është mohuar e drejta për votim.
Përgjegjësit thonë se ka edhe votues nga Afganistani, Katari e Kenia.
Valmir Elezi nga KQZ thotë se personat që nuk janë lajmëruar në telefon gjatë tentimeve të para, do të ketë tentime të tjera për t’i telefonuar.
Disa organizata kanë shprehur shqetësime për procesin për shkak të komplikimeve dhe kohës së shkurtë. Ata thonë se PZAP ka lënë afat të shkurtër në rast të ankesave dhe sipas tyre kjo mund të shkaktojë që të humbet e drejta për votë.