Gazetari i afërm me Lëvizjen Vetëvendosje, Xhevdet Pozhari, përmes një postimi në Facebook, ka bërë një deklaratë mjaftë interesante.
Ai ka shkruar se ministri infrastrukturës, Liburn Aliu, ka kohë që është ndarë nga gruaja e tij, Lumnie Zeka, për të cilën sot u raportua se është emëruar në Bordin e KOSTT, shkruan FrontOnline.
Ai ka sqaruar se ata janë ndarë prej vitesh dhe disa media kanë raportuar për divorcin e tyre.
Pozhari, raportimet e mediave i ka quajtur të pasakëta.
Postimi i Pozharit:
● Lajmet e pasakta që qarkulluan sot:
– Lumnie Zeka nuk është gruaja e Liburn Aliut. Ka vite që ata janë ndarë dhe disa media kanë raportuar për divorcin.
– As ky far Tosuni nuk qenka nip i Besnik Bislimit. Lehtësisht e verifikueshme për secilin gazetar.
● Lajmet e sakta:
Sot, në Kuvend u votua Ligji:
– Për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor;
– Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme;
– Banim social dhe të përballueshëm.