Arta Nitaj është njëra ndër modelet që krijon lajme me paraqitjen e saj.
Ajo është në qendër të vëmendjes me secilin postim të saj.
Madje ajo komentohet shumë edhe për pushimet e saj luksoze, në vendet më me zë në botë.
Së fundi ajo ka postuar disa imazhe nga pushimet në Itali ku janë vënë fokus linjat e saj trupore.
Dukjen ajo e përshtati me sandale ‘Louis Vuitton’, ndërsa flokët e gjata i la prapa supeve me dy gërsheta përpara.
“Lumturia është aq e bukur”, shkruan Arta në mbishkrimin e fotografive.
Modelja ishte pjesë e klipit të Dafinës dhe Kidës “Luje belin”, ku u komentua shumë për dukjen e saj e cila nuk përshtatej edhe aq me atë në ‘Instagram’.