Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, është njëra ndër këngëtaret me plot stil.
Ndonëse është e angazhuar me koncerte në turneun “Future Nostalgia” ajo nuk mungon asnjëherë në ‘Instagram’.
Së fundi ajo është shfaqur tejet seksi përmes disa fotografive që ka postuar në llogarinë e saj në ‘Instagram’ ku numëron 83 milionë ndjekës.
Artistja e famshme erdhi elegante, atraktive dhe me shumë stil në një kostum të kombinuar, sytjena, mini-fund dhe çizme të gjata nga marka “Versace”, imazh i të cilës është vet ajo.
Dua u shfaq ulur mbi një divan po ashtu të “Versace” në të cilin dominon ngjyra e arit.
Përveç imazheve ku dukej joshëse, këngëtarja bashkëngjiti edhe një me dy kreatorët e njohur, Donatella Versace dhe Pierpaolo Piccioli.